1. E marr me vete dhe e përcjell deri në një vend tjetër ose deri te dikush, shpie; e nis dikë që të shkojë deri në një vend për një qëllim, për të bërë një punë, për të mbaruar një porosi etj., dërgoj; kund. sjell.
    E çoi djalin në fshat. E çoi në shtëpi.
  2. Bart deri te një vend ose deri te dikush për ta lënë atje; nis me një njeri, me një mjet ose me një mënyrë tjetër deri në një vend tjetër ose deri te dikush, dërgoj; kund. sjell, bie.
    I çoj librin (gazetën). I çoj një letër (një telegram)
  3. Ia bëj të njohur diçka nëpërmjet një njeriu ose me letër, njoftoj nga larg; i shpreh nëpërmjet dikujt ose me letër urime, përshëndetje etj., i dërgoj nga larg.
    I çoj fjalë (haber). I çoj zë për diçka.
  4. E drejtoj diçka që të shkojë a të godasë në një vend ose në një shenjë, dërgoj.
    E çoj në shenjë.
  5. vet. veta III. Lë të kalojë nëpër të në një drejtim të caktuar, shpie.
    Kanali e çon ujin shumë larg. Gypat e çojnë lëngun te kazanët.
  6. vet. veta. III. Të drejton në një vend të caktuar, të shpie.
    Rruga të çon në fshat.
  7. fig. Udhëheq në një drejtim; ndihmoj që të zhvillohet, të përparojë, të ecë; shpie.
    E çoj drejt fitores.
  8. Bëj që të arrijë në një përfundim të mirë ose të keq, e shpie në një gjendje të caktuar; vet. veta III ka si rrjedhim a si pasojë; shpie.
    E çoi në litar (në greminë, në varr).
  9. E shpie deri në një cak a në një shkallë; rrit a zmadhoj deri në një numër.
    E çoi numrin e golave në pesë.
  10. vet. veta III. Më bën të shkoj diku, më detyron të vete, më shpie.
    Më çon puna.
  11. Kaloj a shkoj kohën; kaloj jetën; jetoj në një mënyrë të caktuar; rroj; shpie.
    E çon shumë mirë në fshat. E çoi jetën në mërgim.
  12. vet. veta III. jokal. bised. Shkon edhe ca kohë, përdoret diçka edhe për një farë kohe; rron.
    E çojnë edhe ca muaj këto këpucë.
  13. bised. E vazhdoj a e zgjat diçka për një farë kohe; jokal. zgjat a vazhdon për një kohë të caktuar.
    E çoi gjatë kuvendin (bisedën).
  14. bised. E gëlltit a e kapërcej në grykë një ushqim; e shkoj poshtë a e thith në mushkëri. #: S'e çoj dot më bukën. Mezi e çoj duhanin e fortë.
  15. bised. Drejtoj a ngas një kafshë pune ose një mjet transporti a udhëtimi; nis.
    Çoj qetë (kuajt). Çoj biçikletën.[1]

Etimologjia

redaktoni

Shqiptimi

redaktoni

Sinonime

redaktoni

Antonime

redaktoni

Fjalë të prejardhura

redaktoni

Në gjuhë tjera

redaktoni

Referencat

redaktoni
  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0