autoritet
Autoritet m. -
- Nderim, respekt i fituar me punë e me meritë; vlerë, rëndësi dhe aftësi e dikujt, që pranohen nga të gjithë dhe që ngjallin bindje e besim. Autoritet i madh (i merituar). Autoriteti ndërkombëtar. Autoriteti i prindit (i mësuesit). Autoriteti i Shqipërisë në botë. Njeri me (pa) autoritet. Kam (gëzoj, fitoj) autoritet. Rrit (ngre) autoritetin. Mbaj (humbas) autoritetin. Përdor autoritetin. I ulet (i bie) autoriteti. Flet me autoritet.
- E drejta për të ushtruar një pushtet, forca detyruese për t'iu bindur një organi të pushtetit. Autoriteti shtetëror. Autoriteti i ligjit.
- kryes. sh. ~e, ~et. Përfaqësuesit kryesorë të pushtetit civil ose ushtarak të një vendi; organet e pushtetit. Autoritetet civile (shtetërore, ushtarake). Autoritetet e vendit. Autoritetet e pushtimit. Përfaqësues i autoriteteve.
- sh. ~e, ~et. Njeri i shquar në një fushë të shkencës, të letërsisë etj., mendimi i të cilit pranohet nga rrethe të gjera, njeri i shquar që ushtron ndikim të dukshëm në shoqëri. Autoritet i madh (i njohur). Autoritet në shkencë. Mbështetem te një autoritet. Mbahet si autoritet në një fushë.[1]
Etimologjia
redaktoniPrononcimi
redaktoniSinonime
redaktoniAntonime
redaktoniFjalë rrjedhëse
redaktoniNë gjuhë tjera
redaktoniReferencat
redaktoni- ↑ Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0