buçet
Shqip
redaktoniFolje
redaktoniBuçet jokal. -
- Lëshon një zhurmë a krismë të fortë e të menjëhershme; ushton me një tingull të lartë e të fuqishëm, gjëmon. Buçet pushka (topi, bomba). Buçasin minat. Buçet traktori (makina). Buçet kambana. Buçet radioja. Buçasin sirenat. Buçet kënga. Buçet gërneta. Buçet deti. Buçet era. Buçasin duartrokitjet.
- edhe fig. Jehon nga zërat e fuqishëm, ushton nga zhurma e madhe, kumbon. Buçet mali. Buçet shtëpia. Buçasin rrugët. Më buçasin veshët me ushtojnë veshët.
- fig. Dëgjohet gjithandej, përhapet me jehonë të fuqishme, ushton. Buçet fjala e Partisë.
- Pëlcet, shpërthen me vrull e menjëherë; është në kulmin e vet, zien. Buçet lufta. Buçet hareja (gëzimi).
- Del nga shtrati, vërshon; fryhet, gufon, derdhet jashtë; del, buron me vrull. Buçet lumi (përroi). Buçet mushti i rrushit. Buçet qumështi në zjarr.
Etimologjia
redaktoniShqiptimi
redaktoniSinonime
redaktoniAntonime
redaktoniFjalë të prejardhura
redaktoniNë gjuhë tjera
redaktoniReferencat
redaktoni- ↑ Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0