xhufkë
Xhufkë f.sh. -
- Tufë fijesh a thekësh, që vihet në feste, te perdet, anës një mbulese etj. si zbukurim. Xhufkë e madhe (e vogël). Xhufkat e perdeve. Xhufka e festes. Opinga me xhufka. Bëj xhufkat. I qep xhufkat.
- Tufë lulesh të mbledhura grumbull si kurorë a si vile në majën e një bime. Xhufka e misrit lulja e misrit. Xhufka e fshesës. Nxjerr xhufkë. U presin xhufkat.
- Tufë fijesh a sendesh të lidhura së bashku. Xhufkë flokësh. Xhufkë gjethesh (kallinjsh). Xhufka bari. Xhufka e rrënjës.
- bot. Bimë barishtore shumëvjeçare e livadheve, me gjethe të gjata e të ashpra që dalin tufë nga rrënjët dhe me lule të imëta ngjyrëmanushaqe mbi një kërcell të hollë, të cilën nuk e ha bagëtia.
Etimologjia
redaktoniPrononcimi
redaktoniSinonime
redaktoniAntonime
redaktoniFjalë rrjedhëse
redaktoniNë gjuhë tjera
redaktoniReferencat
redaktoni- ↑ Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0