çmim
Shqip
redaktoniEmër
redaktoni- Veprimi sipas kuptimeve të foljeve çmoj, çmohet. Çmimi i dëmeve. Çmimi i pasurisë.
- ek. Vlera e një malli, e shprehur në para; shuma e parave që duhet paguar për të blerë një mall. Çmime të larta (të ulëta). Me çmime të lira (të ulura). Çmim i arsyeshëm. Çmime të qëndrueshme (të pandryshueshme, të njësuara). Çmim i prer ë(i caktuar).Me çmime shtetërore. Çmimi i bukës (i mishit, i qumështit.). Çmimet e mallrave (e artikujve, e orendive... ). Çmimi i prodhimit. Çmimi i tregut. Çmimi i blerjes (i shitjes). Çmimet e grumbullimit. Çmimet me shumicë (me pakicë). Lista e çmimeve. Ulja (ngritja) e çmimeve. Caktimi i çmimit. Lëkundja (lëvizja) e çmimeve. I vë (i caktoj, i pres) çmimin. I ndryshoj (i ngre) çmimin. Shes me çmim të lartë. Sa e ka çmimin? Me çfarë çmimi shitet?
- Sasia e të hollave që paguhet për një punë, për një shërbim, për të përdorur diçka etj.; pagesë: Çmimi i biletës. Çmimet e shërbimeve. Çmimet e larjes (e pastrimit, e qethjes).
- fig. Mundi dhe sakrificat për të arritur diçka, ajo që paguhet për të arritur diçka. Çmimi i lavdisë. E arriti me çmim të lartë. Me çdo çmim pa marrë parasysh asnjë sakrificë e pasojë, me çdo kusht.
- Shpërblim i veçantë moral, që i jepet në trajtën e një flete nderi, të shoqëruar me një dhuratë dikujt, i cili ka fituar në një konkurs, në një garë, në një festival etj.; shpërblim i lartë moral, që jepet nga Këshilli i Ministrave si shenjë nderimi për vepra të shquara ose për shërbime të veçanta në një fushë të shkencës a të prodhimit, në letërsi, në arte etj.;, medalja e veçantë që u jepet atyre që nderohen me ketë shpërblim. Çmimi i parë (i dytë..). Çmimi i Republikës. Çmimet e festivalit (e garës, e konkursit, e kampionatit). Çmimi i gazetës. Dhënia (ndarja) e çmimeve. Fitoi çmimin e parë.[1]
Etimologjia
redaktoniShqiptimi
redaktoniSinonime
redaktoniAntonime
redaktoniFjalë të prejardhura
redaktoniNë gjuhë tjera
redaktoniReferencat
redaktoni- ↑ Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0