ai përem

  1. (vetor.) Tregon një frymor a një send (të shënuar nga një emër i gjinisë mashkullore), për të cilin bëhet fjalë, por që nuk është i pranishëm; zëvendëson një emër të gjinisë mashkullore (në numrin njëjës), që është përmendur pak më parë ose që do të përmendet më pas.
    Ai dhe ajo. Ai vetë pikërisht ai. Atij i takon. Dola me të. I dola përpara.
  2. (përd. em. libr.) Përdoret në vend të emrit të përveçëm të një njeriu të shquar (shkruhet zakonisht me shkronjë të madhe) ose të emrit të të dashurit në veprat letrare.
  3. (dëft.) Tregon një frymor a një send (të shënuar nga një emër i gjinisë mashkullore), që ndodhet më larg folësit se një frymor a një send tjetër i njëjtë; zëvendëson një emër të gjinisë mashkullore në numrin njëjës, që është përmendur më parë se një tjetër; kund. ky.
    Ai atje. Ja ai. Po (gjithë) ai i njëjti njeri. Ai djalë (libër). Jo ky këtu, po ai atje.
  4. (dëft.) Tregon njërin prej dy frymorëve ose sendeve (të shënuar nga emra të gjinisë mashkullore), që krahasohen, përqasen a kundërvihen; kund. ky.
    Në këtë ose në atë lëmë. Nga ky ose nga ai kënd vështrimi.
  5. (dëft.) Përdoret me një emër për të përcaktuar më mirë kohën, që shënohet nga emri ose që është përmendur më parë.
    Atë vit (mot). Atë dimër. Atë mëngjes. Në atë çast.
  6. (dëft.) Përdoret para një fjalie të varur, e cila përcakton frymorin a sendin që tregon përemri (të shënuar nga një emër i gjinisë mashkullore), ose para një fjalie kryefjalore, e cila përcakton frymorin a sendin, që zëvendëson përemri (me kuptimin «kushdo», «kush»).
    Ai që bie për atdheun mbetet i paharruar. Ai që s'ka kokë, ka këmbë. fj. u.
  7. (dëft. bised.) Përdoret para një emri të gjinisë mashkullore në numrin njëjës për të përforcuar një tipar a një vlerësim ose për të shprehur mospërfillje a përçmim.
    Ai farë djali. Gjithë ai popull. Atë pak miell.
  8. (dëft. libr.) Përdoret në vend të një emri të gjinisë mashkullore në numrin njëjës për të mos u përsëritur emri.
    Në atë mes shih te mes,~i. Që ç’ke me të shih te kam. Java shtatë ai tetë shih te javë,~a. I kam hipur atij kali shih te hipi.[1]

Etimologjia

redaktoni

Prononcimi

redaktoni

Sinonime

redaktoni

Antonime

redaktoni

Fjalë rrjedhëse

redaktoni

Në gjuhë tjera

redaktoni

Anglisht - he, shqiptimi:hē, /hiː/, /hi:/  ;
Gjermanisht - er, Audio:ererer
Frëngjisht
Polonisht
Japonisht
Hollandisht
Italisht
Suedisht
Portugalisht
Spanisht
Kroatisht
Norvegjishte e re
Arabisht
Greqisht
Boshnjakisht

Rusisht
Kinezisht
Finlandishte
Norvegjisht
Esperanto
Danisht
Sllovakisht
Hebraisht
Çekisht
Hungarisht
Luksemburgisht
Maqedonisht
Latinisht
Serbo-kroatishte
Austrishte

Rumanisht
Katalanisht
Serbisht
Sllovenisht
Indonezisht
Bullgarisht
Turqisht
Ukrainisht
Lituanisht
Koreanisht
Bjellorusisht
Irlandisht
Venecianisht
Interlingua
Anglishte e thjeshtë

Referencat

redaktoni
  1. Fjalori elekronik shpjegues FESH 1.0