ambient
Ambient m.sh. -
- Tërësia e kushteve natyrore, në të cilat jeton e zhvillohet njeriu ose një qenie tjetër; gjithçka që rrethon një send a një organizëm dhe që ndikon mbi të; mjedis. Ambienti gjeografik (natyror). Ambienti i jashtëm (rrethues). Ambient i kulturuar (i pastër). Në ambient të hapur jashtë. I përshtatet ambientit.
- Kushtet shoqërore, në të cilat rron e vepron njeriu; grup njerëzish me një profesion a me kushte jetësore të përbashkëta, në gji të të cilit rron e punon njeriu; mjedis. Ambienti shoqëror. Ambient punëtor (fshatar). Ambienti familjar. Ambient mikroborgjez. Nën ndikimin e ambientit.
- Dhomë a pjesë e një ndërtese ose hapësira rreth saj, që shërben për një punë a veprimtari. Ambientet ndihmëse (mësimore, shkollore). Ambiente sportive.
- fig. Kushtet, rrethanat që ndikojnë për një gjendje shpirtërore të njeriut. Ambient i ngrohtë (i ftohtë). Ambient i gëzuar (i zymtë, i rëndë). Ambient luftarak.
- spec. Lëndë që mbush një hapësirë dhe që me vetitë e saj ndikon mbi një trup; mjedis. Ambient tokësor (ajror). Ambient ushqyes. Zhyt në një ambient.[1]
Etimologjia
redaktoniPrononcimi
redaktoniSinonime
redaktoniAntonime
redaktoniFjalë rrjedhëse
redaktoniNë gjuhë tjera
redaktoniReferencat
redaktoni- ↑ Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0