brendshëm m. sh.

  1. Ai që ka lidhje gjaku me një familje a lidhje shumë të afërta me një rreth shoqëror; ai që ka lidhje të drejtpërdrejta pune me një ndërmarrje, me një institucion etj., punonjës i tyre; njeri i brendshëm.[1]


Mbiemër

redaktoni

brendshëm mb. -

  1. Që gjendet a që kryhet brenda diçkaje, që përfshihet brenda kufijve të diçkaje; kund. i jashtëm. Pjesa (faqja, ana) e brendshme. Muret e brendshme. Oborr i brendshëm. Shkallë e brendshme. Xhep i brendshëm. Ujërat e brendshme ujërat brenda kufijve të një vendi. Det i brendshëm det që lidhet me oqeane a me dete të tjera me anë të ngushticave. Pjesa e brendshme (e një vendi) pjesa e thellë, që ndodhet larg kufijve; pjesa që ndodhet larg bregdetit. Kënd i brendshëm. gjeom. kënd brenda brinjëve të një figure gjeometrike. Veshje të brendshme veshje të holla që mbahen në mish (si fanella, të mbathurat etj.). Planet i brendshëm. astr. planet, orbita e të cilit ndodhet brenda orbitës së Tokës (Merkuri, Afërdita).
  2. anat. Që ndodhet brenda trupit të njeriut a të kafshëve (brenda në kraharor, brenda në bark etj.). Organet e brendshme. Sëmundje të brendshme. mjek. sëmundje të organeve që ndodhen brenda trupit të njeriut.
  3. Që lidhet me anën shpirtërore dhe me veprimtarinë psikike të njeriut, që i përket kësaj veprimtarie; që ndodh në shpirtin e njeriut; kund. i jashtëm. Bota e brendshme. Gjendja e brendshme. Ndjenja të brendshme. Vrull (hov) i brendshëm. Gëzim (zemërim, shqetësim) i brendshëm. Forcë (shtysë) e brendshme. Zë i brendshëm.
  4. Që ka të bëjë me përmbajtjen e diçkaje, që lidhet me thelbin e saj; që është si bazë e diçkaje. Shkaqe të brendshme. Lidhje e brendshme. Zhvillim i brendshëm. Kundërti të brendshme. Ligje të brendshme.
  5. Që lidhet me jetën e një vendi, të një rrethi shoqëror a të një familjeje; që i përket veprimtarisë brenda një shteti, një njësie administrative, një ndërmarrjeje a një institucioni, një organizate etj.; kund. i jashtëm. Jeta (gjendja) e brendshme e vendit. Jeta e brendshme e partisë. Politika e brendshme. Tregu i brendshëm. Ministria e Punëve të Brendshme. Rregull i brendshëm. Organizim i brendshëm. Çështje e brendshme. Luftë e brendshme. Armiqtë e brendshëm. Rezerva të brendshme. Njeri i brendshëm njeri që ka lidhje farefisi a lidhje shumë të afërta me një familje ose me një rreth shoqëror. Nxënës i brendshëm konviktor.
  • Qark i brendshëm fiz. shih te qark, ~u 3. Rimë e brendshme let. shih te rimë, ~a. Sekrecion i brendshëm fiziol. shih te sekrecion,~i 2. Motor me djegie të brendshme tek. shih te motor,~i 1.

Antonime

redaktoni

Referencat

redaktoni
  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0