Wikipedia ka një artikull për fjalën:

liman m.

  1. Gji i vogël në breg të detit, të liqenit a të një lumi të lundrueshëm, i mbrojtur nga natyra dhe i pajisur me ndërtime e me mjete të posaçme për të qëndruar aty anijet kur ngarkohen a shkarkohen, kur lënë a marrin udhëtarë, kur kanë nevojë të mbrohen nga stuhitë etj.; vendi ku ngarkohen e shkarkohen anijet, port, skelë; qyteti ose lagjja që ndodhet pranë këtij vendi. Liman i mbyllur (i hapur, i vogël, i madh). Hyri anija në liman. Banon në liman.
  2. fig. Vendi i qëndrimit e i prehjes së diçkaje. Limani i dëshirave e i ëndrrave të dikujt. Limani i pleqërisë së bardhë.
  3. Pellg i madh me ujë, liqen. U bë fusha liman me ujë.