1. Ngrihem në këmbë, marr qëndrim drejt pasi isha ulur diku a kisha rënë përdhe, ngrihem; kund. ulem.
    Çohem në këmbë. Çohem nga vendi (nga toka, nga dyshemeja, nga karrigia).
    Çohem në mbledhje marr fjalën në një mbledhje duke u ngritur nga vendi.
  2. Largohem nga shtrati ose nga vendi ku isha shtrirë për të fjetur, zgjohem; lë shtratin pas një sëmundjeje; ngrihem; kund. bie.
    Çohem nga krevati (nga shtrati, nga dysheku).Çohem herët (shpejt, vonë).
  3. Nis të eci, mëkëmbem; fig. bëhem për punë.
    Çohem në këmbë.
  4. vet. veta III. Shkëputet nga toka ose nga një sipërfaqe tjetër; shton lartësinë, ngrihet; kund: ulet.
    Çohet aeroplani (helikopteri). Çohet nga aerodromi (nga pista).
  5. vet. veta III. Shkëputet ngadalë nga një sipërfaqe dhe përhapet në ajër, ngrihet; kund. bie.
    Çohet pluhuri (avulli) nga toka.
  6. vet. veta III. Shkon më lart nga rrafshi i sipërfaqes, bëhet më i lartë ose më i bymyer; ngrihet, fryhet.
    Çohet toka (vendi). Çohet lëkura e bëhet flluskë.
  7. vet. veta III. Dallohet duke dalë më lart se vendet a sendet e tjera përreth, ngrihet.
    Çohen oxhakët e fabrikave. Çohen majat e maleve.
  8. vet. veta III. Duket në horizont si pasojë e rrotullimit të Tokës, ngrihet; lind, del.
    Çohet dielli, (hëna).
  9. Drejtoj trupin, pasi kam qenë shtrirë a i përkulur; vet. veta III. drejtohet lart diçka që rrinte varur ose ishte e përkulur, merr drejtimin pingul, ngrihet.
    Çohem në shtrat (në dyshek). Çohem drejt.
  10. fig. Ngre krye, bëj kryengritje, ngrihem në luftë; nuk pranoj të nënshtrohem më.
    U çuan kundër pushtuesit. U çua i madh e i vogël.
  11. fig. Hidhem në veprim, marr pjesë me vrull e vendosmëri në një luftë të drejtë, në një veprimtari të rëndësishme shoqërore.
    Një bie, mijëra çohen.
  12. vet. veta. III. Fillon, nis, ngrihet.
    U çua një erë e madhe.
  13. E ndërpres një veprim a i jap fund një pune, të cilën e kryeja ndenjur.
    Çohem nga tryeza (nga buka, nga sofra). Çohem nga puna.
  14. Para një foljeje tjetër tregon fillimin e një veprimi a një përpjekje më të madhe për të kryer diçka; ngrihem.
    U çua e vajti. Çohemi të punojmë!
  15. vet. veta III. Ndërzehet.
    Çohet lopa. Çohen dhentë.
  16. Pës. e çoj II. [1]

Etimologjia

redaktoni

Shqiptimi

redaktoni

Sinonime

redaktoni

Antonime

redaktoni

Fjalë të prejardhura

redaktoni

Në gjuhë tjera

redaktoni

Referencat

redaktoni
  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0