ndryshim
(Përcjellë nga ndryshime)
Shqip
redaktoniEmër
redaktonindryshim m. sh. -
- Veprimi dhe gjendja sipas kuptimeve të foljeve ndryshoj, ndryshohem. Ndryshime sasiore (cilësore). Ndryshime revolucionare. Ndryshime të shpeshta. Ndryshimi i emrit. Ndryshimi i kushteve. Ndryshimi i klimës. Ndryshimi i botëkuptimit. Ka pësuar (ka bërë) ndryshime.
- Dallim midis dy frymorëve, sendeve a dukurive; ana, pika në të cilën nuk ngjasin midis tyre; të qenët i ndryshëm; kund. ngjashmëri. Ndryshim i madh (i lehtë, i dukshëm). Ndryshimet kryesore. Ndryshimet në mendime. Ndryshimet midis klasave. Nuk kanë ndonjë ndryshim midis tyre. I thellon (i thekson) ndryshimet. I morën parasysh ndryshimet. Kanë ndryshim si nata me ditën. Ç'ndryshim ka?
- Përmirësim a rregullim që i bëhet diçkaje duke ia ndryshuar gjendjen e mëparshme. Ndryshime drejtshkrimore. Ndryshime rrënjësore (thelbësore, të rëndësishme, të dukshme). I bënë disa ndryshime dhe e rregulluan. Ndryshimet bien në sy menjëherë.
- mat. Madhësia që del duke zbritur një shifër nga një tjetër. Ndryshimi midis dy madhësive. Me një ndryshim të vogël.[1]
Etimologjia
redaktoniSinonime
redaktoniAntonime
redaktoni
|
|
|
Referencat
redaktoni- ↑ Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0