Mbiemër

redaktoni

vërtetë I f.sh. -

  1. Diçka që është e vërtetë, ajo që përputhet me realitetin; fakt a diçka tjetër që nuk mund të hidhet poshtë, që nuk mund të mohohet, që është vërtet i tillë; diçka që është e sigurt dhe e saktë; kund. gënjeshtër. E vërtetë e pamohueshme. Tha (tregoi) të vërtetën. Mbroj të vërtetën. E mbuloi (e fshehu, e shtrembëroi) të vërtetën. Si është e vërteta? E nxori në shesh të vërtetën. Doli në shesh e vërteta. Ia tha të vërtetën në sy. Më mirë një e vërtetë e hidhur se një gënjeshtër e ëmbël. fj.u.
  2. Gjendja reale, kushtet e vërteta që na rrethojnë; realiteti objektiv. E vërteta në jetë. Përshkruan të vërtetën.
  3. filoz. Dije që e pasqyron drejt realitetin objektiv në ndërgjegjen e njerëzve, dije që përputhet me realitetin dhe është provuar në praktikë. E vërteta absolute dije e plotë, e gjithanshme dhe përfundimtare për realitetin objektiv, që nuk ndryshon me zhvillimin e mëtejshëm të dijeve dhe të praktikës. E vërteta objektive dije që përputhet me realitetin objektiv, që nuk varet nga subjekti dhe është vërtetuar nga praktika. E vërteta relative dije objektivisht e drejtë për realitetin, po jo e plotë, që me kalimin e kohës saktësohet, bëhet më e thellë e më e plotë.
  4. Ide a tezë që shtjellohet ose që arrihet nga një shkencë e caktuar, që pasqyron drejt realitetin objektiv dhe vërtetohet nga praktika e nga përvoja e njeriut; gjykim a mendim i shëndoshë që përputhet me realitetin ose me faktet reale. E vërteta historike. E vërteta matematike.
  5. Diçka që është e drejtë, e mirë dhe në përputhje me moralin, ajo nga e cila njeriu duhet të udhëhiqet në punën dhe në veprimet e tij; e drejta. Rruga e së vërtetës rruga e drejtë, rruga që të çon drejt së mirës e së drejtës. Jeton (rron) me të vërtetën jeton ndershmërisht, me drejtësi. Shkoftë kohë e shkoftë mot, e vërteta del më not. fj.u. e vërteta del kurdoherë në shesh.
  • Me të vërtetë vërtet. Ç’është e vërteta (e drejta...) fj. ndërm. përdoret për të theksuar atë që thuhet, me kuptimin «në të vërtetë, pa dyshim; sigurisht». Të them (të themi) të vërtetën fj. ndërm. përdoret për të theksuar më shumë vërtetësinë e asaj që thuhet, me kuptimin «sigurisht, vërtet». E shikon të vërtetën në sy i vlerëson gjërat ashtu siç janë, i sheh gjërat drejt. Ia tha të katër të vërtetat në sy ia tha gjërat hapur, nuk i fshehu asgjë, ia tha copë të gjitha.


II mb. -

  1. Që përputhet me gjendjen e gjërave ashtu siç janë, që i përgjigjet realitetit objektiv, që e paraqet diçka ashtu siç është në jetë; që nuk të ngjall asnjë dyshim, i sigurt e i saktë; që përmban në vetvete të vërtetën, që mbështetet në të vërtetën; kund. i gënjeshtërt; i rremë. Lajm i vërtetë. Ngjarje e vërtetë. Tregim i vërtetë. Emri i vërtetë. Është e vërtetë. Tregoi fytyrën e vërtetë.
  2. Që i përmbahet fort asaj që thotë, besnik gjer në fund ndaj dikujt a diçkaje, i hapur, i çiltër e i vendosur; i tillë siç duhet të jetë, që përbën në vetvete shembullin më të mirë të diçkaje, jo i shtirur; i drejtë; kund. i rremë. Revolucionar i vërtetë. Burrë (njeri) i vërtetë. Mik i vërtetë. Unitet i vërtetë. Miqësi (dashuri) e vërtetë. Kjo është rruga e vërtetë.
  3. Që ka të gjitha vetitë a cilësitë e duhura; i pastër, i thjeshtë; natyror. Ar i vërtetë. Qelibar i vërtetë. Verë e vërtetë. Lesh i vërtetë.
  4. Që vjen nga një burim i njohur, që është siç është bërë në fillim, jo i kopjuar, origjinal. Dorëshkrimi i vërtetë. Dokument i vërtetë. Tabloja e vërtetë e piktorit.
  5. Që është provuar shkencërisht a që është vërtetuar nga praktika. Teori e vërtetë. Përfundim i vërtetë.
  • Në kuptimin e vërtetë të fjalës shih te fjalë,~a.[1]

Etimologjia

redaktoni

Shqiptimi

redaktoni

Sinonime

redaktoni

Antonime

redaktoni

Fjalë të prejardhura

redaktoni

Në gjuhë tjera

redaktoni


Anglisht - real
Gjermanisht - real
Frëngjisht
Polonisht
Japonisht
Hollandisht
Italisht
Suedisht
Portugalisht
Spanisht
Kroatisht
Arabisht
Greqisht
Boshnjakisht
Persisht


Rusisht
Kinezisht
Finlandishte
Norvegjisht
Esperanto
Danisht
Sllovakisht
Hebraisht
Çekisht
Hungarisht
Luksemburgisht
Maqedonisht
Latinisht
Letonisht
Rumanisht


Katalanisht
Serbisht
Sllovenisht
Indonezisht
Bullgarisht
Turqisht
Ukrainisht
Lituanisht
Koreanisht
Bjellorusisht
Irlandisht
Estonisht
Venecianisht
Interlingua
Anglishte e thjeshtë

Referencat

redaktoni
  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0